Fustane solemne
Për dasma, fejesa e mbrëmje të veçanta. Linja të hijshme dhe detaje të zgjedhura për një fustan që flet për ju.

Prerje & qepje me porosi · Klinë
Stili juaj, i qepur me kujdes.
Një ide, një pëlhurë, një veshje vetëm për ju. Me prerje të menduara dhe detaje të punuara me përkushtim, i japim formë stilit tuaj.
Rreth Nesh
Historia e NG Fashion fillon në vitin 1989, kur Nazife Gucati nisi punën si rrobaqepse në fabrikën e Poletit në Skenderaj. Aty lindi dëshira për këtë profesion — dhe më vonë erdhën diplomë dhe kurse rrobaqepësie, ku përvojën e saj e ndau me të tjerët.
Këtu nisi rrugëtimi: puna e parë si rrobaqepse, mes makinave dhe pëlhurave.
Përvojës iu shtua diplomë, dhe diturinë Nazifeja e ndau me të tjerët duke dhënë kurse.
E njëjta rrugë, i njëjti kujdes — çdo veshje qepet vetëm për ju.




Foto nga arkiva e NG Fashion
Shërbimet tona
Nga matja e parë te qepja e fundit,
gjithçka nis dhe përfundon te ju.
Për dasma, fejesa e mbrëmje të veçanta. Linja të hijshme dhe detaje të zgjedhura për një fustan që flet për ju.
Rehati në lëvizje, elegancë në përditshmëri. Veshje të qepura sipas masave tuaja, me karakterin e stilit tuaj.
Trashëgimia jonë merr jetë në çdo detaj. Veshje që ndërthurin hijeshinë e traditës me një frymë bashkëkohore.
Një prerje më e saktë, një detaj i ripunuar. I përshtatim veshjet tuaja me kujdes, që t’ju rrinë ashtu siç dëshironi.
Galeria
Tekstura të buta, linja të hijshme, detaje të zgjedhura. Një ftesë për të gjetur frymëzimin tuaj.
Fotografi ilustruese · Frymëzim për stilin tuaj
Lokacioni & Kontakti
Na tregoni çfarë keni në mendje. Ju mirëpresim në atelierin tonë në Klinë, për t’i dhënë formë së bashku veshjes suaj të radhës.
Orari do të publikohet së shpejti.